Avdo Rapa Afaritet boshnjake kerkojne zgjidhjen e problemit me Kosoven

Qeveria e Kosoves pritet te vendose masa reciprociteti ne tregtine e jashtme me Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen nese keto do te vazhdojne te mos i pranojne importet kosovare. Nenkryetari i Odes Ekonomike te Bosnje-Hercegovines Avdo Rapa thote se te dy palet jane te interesuara per intensifikimin e bashkpeunimit ekonomik ndaj problemi kryesor mes Kosoves dhe Bosnje-Hercegovines nuk ka te beje me ekonomine por me ceshtjet politike.
DW Si i shpjegoni ju shkaqet e tensioneve te fundit
Rapa Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves per shkak te problemeve te veta te brendshme politike. Kjo shkakton probleme ne qarkullimin e mallrave dhe te njerezve nga Kosova. Kosovaret nuk mund te futen fare ne Bosnje-Hercegovine sepse nuk njihen pasaportat e tyre. Ndersa mallrat kalojne ndonje here permes territorit te Maqedonise apo Malit te Zi. Qeveria e Kosoves ka pritur qe te zgjidhen problemet politike dhe ne fund ka vendosur qe mallrat nga Bosnje-Hercegovina dhe Serbia te doganohen.
DW Per kembimin e cfare sasie mallrash behet fjale ne raportet mes Kosoves dhe Bosnje-Hercegovines
Rapa Sasia e mallrave nuk eshte teper e madhe. Sipas informacioneve te mia ne Bosnje importohen mallra ne vlere prej rreth 50 - 60 milione marka ndersa nga Bosnje-Hercegovina ne Kosove eksportohen pese fish me shume.
DW Cfare mallrash eksporton e cfare importon Bosnje-Hercegovina nga Kosova
Rapa Me se shumti eksportohet druri ndersa importohen mallra ushqimore. Pervec drurit ne eksportojme edhe shume materiale ndertimi. Perfaqesite e tyre ne Kosove i kane 15 sipermarrje sic jane Energoinvesti fabrika e duhanit prodhuesit e barnave dhe te tjere. Kjo ceshtje me te vertete kerkon nje vemendje serioze te qeverise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnje-Hercegovines me qellim qe te vazhdoje eksporti i mallrave. Ne qofte se detyrohemi qe mallrat ti transportojme permes vendeve te tjera kostot do te jene shume me te larta.
DW Kosova ka paralajmeruar masa reciprociteti ndaj Serbise dhe Bosnje-Hercegovines per shkak se ju nuk e njihni vulen e Republikes se Kosoves. Si mund te zgjidhet ky problem
Rapa Rruga e vetma per zgjidhje eshte permes Keshillit te Ministrave dhe Presidences. Ne kemi nderhyre disa here atje dhe kemi kerkuar zgjidhje por deri tani nuk eshte arritur ndonje marreveshje politike per tejkalimin e problemit. Perfaqesuesit tane kane kerkuar qe mallrat nga Kosova te importohen permes UNMIK-ut nderkohe qe Prishtina thote se mallrat mund te transferohen vetem me vulen e Republikes se Kosoves. Besoj qe ky problem nuk do te zgjidhet shpejt. Ne do te shkojme ne fillim te qershorit ne nje panair ne Kosove dhe do te bisedojme edhe per keto ceshtje. Javen e ardhshme do te bisedojme edhe me ministrin e Jashtem te Bosnje-Hercegovines dhe do te shikojme se si te zgjidhet ky problem para se qeveria e Kosoves te marre vendimin per futjen e doganave ndaj mallrave tona.
DW Pikerisht ketu qendron edhe problemi sepse normalisht ne vendet anetare te CEFTA-s mallrat mund te eksportohen dhe importon pa dogana. Por nuk jane vetem mallrat problem ne Bosnje-Hercegoivne nuk mund te futet praktikisht asnje kosovar me pasaporte te ketij vendi. Si mund te zgjidhet ky problem
Rapa Kosovaret nuk mund te futen fare ne Bosnje-Hercegovine me pasaportat e Republikes se Kosoves te cilat doganieret tane nuk i pranojne. Ata nuk mund te futen as fizikisht ne territorin tone nderkohe qe mallrat disi ndoshta edhe mund te kalojne. Ky eshte nje problem shume i madh.
DW Cfare mendojne ekonomistet boshnjake per pavaresine e Kosoves
Rapa Ekziston mendimi qe sikur Kosoven ta njihte nje numer i mjaftueshem i vendeve ajo do te anetaresohej edhe ne OKB. Kjo do ta lehtesonte zgjidhjen e problemeve edhe sa i perket levizjes se njerezve dhe transportit te mallrave. Ekonomistet jane te zhgenjyer sepse ata kerkojne zgjidhjen e problemeve dhe ato nuk po zgjidhen. Ne tani duhet te shkojme ne panair ne Kosove por disa kane hequr dore nga kjo rruge sepse e dine qe nuk mund te arrihet asnje marreveshje biznesi. Prandaj ne apelojme qe sa me pare te gjendet ndonje zgjidhje.
DW Cili eshte mendimi juaj a duhet njohur pavaresia e Kosoves apo jo
Rapa Une si ekonomist mendoj se patjeter duhet gjetur nje zgjidhje dhe duhet njohur pavaresia e Kosoves. Mendoj se pavaresia eshte e pakthyeshme nderkohe qe ata duhet te zgjidhin problemet e veta me Serbine. Afaristet kerkojne zgjidhjen e ketij problemi.
Intervistoi Bahri Cani
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora