Sulm vdekjeprures ndaj ushtareve gjermane

Ne provincen veriore afgane Taharu u krye dje nje atentat vetevrases gjate nje takimi per sigurine te autoriteteve ushtrise afgane dhe trupave te NATO-s. Disa vete humben jeten nder ta dy ushtare te Bundeswehr-it ushtrise gjermane sic beri te ditur ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziegravere CDU.
Gjate takimit ne zyren e guvernatorit te provinces Tahar ishte i pranishem edhe komandanti i ISAF-it ne veriun e Afganistanit gjenerali gjerman Markus Kneip. Ky i mbijetoi sulmit por sipas Bundeswehr-it u plagos lehte. Sic paraqitet gjendja tani Kneip nuk eshte e nevojshme te transportohet ne Gjermani tha drejtuesi i komandes se misionit te Bundeswehr-it Rainer Glatz.
Ne shenjester zyrtare te larte
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i mbrojtjes Thomas de Maizire dhe gjenerali Markus Kneip Autoritetet afgane raportuan fillimisht per tre ushtare gjermane te vrare. Gjithsej jane vrare shtate persona tha zedhenesi i guvernatorit Fais Mohammad Tawhidi. Nder ta gjendet edhe komandanti i policise per veriun e Afganistanit Daud Daud dhe shefi i policise se Taharit Shah Xhahan Nuri. Guvernatori Abdul Xhabar Taqwa ishte njeri prej te plagosurve.
Atentati ndodhi ne kompleksin e zyrave te guvernatorit te qytetit Talokan ne veri te Afganistanit. Nje bashkepunetor i guvernatorit te provinces Kutbuddin Kamal tha se sulmi ishte kryer pas takimit. Ne fund te takimit kur te gjithe po largoheshim nje atentator vetevrases po priste ne korridor dhe hodhi veten ne ere. Autoresine e mori persiper organizata radikale islamike Taliban.
Me shume se 50 ushtare gjermane te vrare
Kancelarja gjermane Angela Merkel CDU u shpreh e shokuar dhe e pikelluar per sulmin. Gjate vizites se tij ne shtetin e Gjirit Pesik Oman ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle FDP e denoi vepren. Jam i prekur thelle prej ketij akti terrori barbar. Mbajme zi per te vraret dhe jemi te shqetesuar per te plagosurit. Presidenti afgan Hamid Karzai beri fjale per nje akt terrori barbar.
Bildunterschrift Talokan Te vrare gjate protestave kunder BundeswehritPara dhjete ditesh ne Talokan pati protesta pjeserisht te dhunshme para nje kampi te ushtrise gjermane. Gjate tyre u vrane dymbedhjete vete. Qe prej fillimit te misionit te Bundeswehr-it ne Afganistan jane vrare me shume se pesedhjete ushtare gjermane. Se fundi nje ushtar gjerman u vra te merkuren gjate nje sulmi ndaj nje patrulle. Per te u mbajt te shtunen ne kampin ushtarak te Kundusit ne veri te Afganistanit nje ceremoni mortore.
Autor Dirk Eckert / Elert Ajazaj
Redaktoi Bahri Cani