E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aviacioni turk, sulm ne veri te Irakut

Aviacioni ushtarak dhe artiljeria turke kane bombarduar sot disa baza te rebeleve kurde ne veri te Irakut.

Lajmin e bejne te ditur burime ushtarake, sipas te cilave operacioni, gjate te cilit u goditen zonat Hakurk, Avasin-Basyan dhe Zap, perfundoi me sukses te plote.

Ky operacion ishte i fundit i nje seri sulmesh ajrore kunder bazave kurde ne veri te Irakut, prej nga separatistet e Partise se Punetoreve te Kurdistanit nisen per te kryer atentate ne territorin turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›