E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasesi i familjareve te Hudson, i liruar me kusht

I dyshuari kryesor per vrasjen e mamase, vellait dhe nipit 7-vjecar te aktores amerikane Jennifer Hudson ishte arrestuar pasi policia i kishte gjetur kokaine ne makinen ne muajin qershor. Megjithate autoritetet nuk e futen ne burg edhe pse ai ishte i denuar me pare “me liri me kusht”.

Skandali eshte zbuluar nga “Associated Press” e cila i referohet dokumentave zyrtare. Gjykata e ka hedhur poshte akuzat e ngritura ndaj tij per mungese provash, edhe pse duhej te futej ne burg thjesht per arrestimin, duke pasur parasysh rregullat strikte kur je i denuar me kusht.

William Balfour, bashkeshorti i motres se aktores dhe njerku i 7-vjecarit te vrare, ishte denuar me 7 vjet burg per vrasje ne tentative dhe vjedhje te nje Chevrolet Suburban, por me pas ishte lene i lire me kusht.

Sipas raporteve te policise se Cikagos, policia kishte arrestuar kete vere Balfour, pasi kishte qelluar me arme zjarri dhe i jepte makines tej shpejtesise se lejuar.

Gjate kontrollit ne mjetin e tij iu gjete edhe nje sasi kokaine me vlere 100 dollare. Megjithe provat e grumbulluara, per gjykaten vendase ato nuk ishin te mjaftueshme per te mbajtur ne burg te dyshuarin.

Ende nuk ka asnje te arrestuar per vrasjet e kryera ndaj familjes se Hudson, fituesja e cmimit “Oscar” me “Dreamgirls”. Megjithate aurtoritetet shprehen te bindur se ceshtja do te zgjidhet shume shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›