E Diel, 1 Nëntor 2026

Avionë turk ndjekin avionë izraelitë

Shumë pak besim karakterizon marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë që pas sulmit në Rripin e Gazës ndaj anijes turke. Avionë ushtarakë të forcave të armatosura izraelite kanë ndjekur gjatë gjithë kohës një anije turke e cila kryente kërkime sizmike në Mesdheun lindor.

Lajmi është bërë i ditur nga përditshmja turke “Today`s zaman”, e cila ka konfirmuar se dy avionët izraelitë të tipit F 15, kanë ndjekur gjatë mbrëmjes të së enjtes , duke fluturuar mbi hapsirën ajrore të Qipros turke dhe greke.

Në raport thuhet se avionët iu afruan anijes turke pavarësisht paralajmërimeve të pandërprera të forcave të Qipros turke, sipas të cilës avionët kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore.
 

Kjo ka bërë që Turqia të ngrinte menjëherë në ajër dy avionë luftarakë F16 të cilët do të ndiqnin avionët izraelitë, ndërkohë që këta të fundit kanë hyrë më pas në hapësirën ajrore izraelite. Ky incident ka shtuar edhe më tej tensionet mes dy vendeve, si pasojë e refuzimit të vazhdueshme të Izraelit për të kërkuar falje lidhur vrasjen e nëntë aktivistëve turq gjatë incidentit të anijes në vitin 2010.

Por ajo çka i shton edhe më tej tensionet mes dy vendeve janë kërkimet turke për gaz në Mesdheun lindor. Perëndimi ka bërë thirrje për uljen e tensioneve, por asnjëra nga palët nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›