E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton censusi, Pollo: Bashkëpunoni për procesin

Sot do të nisë procesi i censusit të popullsisë dhe banesave, një proces i konsideruar si i një rëndësie të veçantë nga autoritetet, pasi sipas tyre do të realizohet një panoramë e qartë e zhvillimeve ekonomike e sociale si dhe dinamika e zhvillimit të popullsisë.

Përgatitja e këtij procesi u shoqërua me polemika të shumta për shkak të përfshirjes në pyetësor të deklarimit të kombësisë dhe përkatësisë fetare. Ministri i Inovacionit Genc Pollo, njkohësisht edhe kryetar i komisionit të Censusit bëri thirrje që të lihen pas polemikat dhe të gjithë të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi.

15.000 regjistruesit zyrtarë, të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do të trokasin në dyert e shqiptarëve për të filluar procesin e regjistrimit, ndërsa ky procesi do të zgjasë deri më 21 tetor.
Sipas INSTAT-it, përkatësia etnike dhe ajo e besimit mbetet në dëshirën e deklaruesit ta bëjë të njohur apo jo, pra nuk është detyrim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›