Avioni i vogël përplaset në Aeroportin e Southend në Londër

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Aeroportin e Southend në Londër. Në një deklaratë, Policia e Londrës thotë se ishte njoftuar për incidentin në aeroportin e Southendit, relativisht të vogël, i cili është 72 kilometra në lindje të kryeqytetit.
Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë tymin e zi që buron nga vendi i përplasjes. Avioni i përfshirë në këtë incident thuhet se është i gjatë 12 metra.
Asnjë detaj se ku po shkonte avioni ose sa njerëz ishin në bord u shpalosën menjëherë.
“Ne jemi duke punuar me të gjitha shërbimet e urgjencës në vendngjarje dhe ajo punë do të vazhdojë për disa orë”, tha policia.
Deputeti i parlamentit britanik, David Burton-Sampson, u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg dhe t’i lënë shërbimet e urgjencës të bëjnë punën e tyre.
/rtsh.al/