Kina dhe Rusia diskutojnë raportet me SHBA-në dhe luftën në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës kanë diskutuar sot marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe perspektivat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Lavrov dhe kryediplomati kinez u takuan në Pekin të dielën, ku Lavrov do të marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Shanghai në Kinë.
“Dy ministrat diskutuan gjithashtu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe perspektivat për zgjidhjen e krizës së Ukrainës. Rëndësia e forcimit të koordinimit të ngushtë midis dy vendeve në arenën ndërkombëtare, përfshirë në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e saj të Sigurimit, SCO, BRICS, G20 dhe APEC”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Kina dhe Rusia shpallën një partneritet pa kufij në shkurt të vitit 2022 kur Putini vizitoi Pekinin, ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë. Teksa presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar Kinën si aleate, SHBA e sheh Kinën si konkurrenten e saj më të madhe dhe Rusinë si kërcënimin më të madh.
/rtsh.al/