E Hënë, 2 Nëntor 2026

Avioni përplaset gjatë uljes në pistë, katër të plagosur

Një avion i vogël u rrëzua në një pistë, e për pasojë u plagosën tre pasagjerë dhe piloti në Kaliforni.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit  tha se avioni u rrëzua rreth orës 11:10 të mëngjesit në In-N-Out Burger Pomona Dragstrip.

Sipas medieve të huaja, përplasja ndodhi gjatë finaleve të Shoqatës Kombëtare Hot Rod (NHRA) dhe gara u pezullua.

Avioni po përpiqej të ulej në aeroportin Brackett Field në La Verne, por u përplas në pistë dhe u përplas edhe me dy kamionë të mëdhenj, raportoi Daily Bulletin.

Piloti dhe tre pasagjerët e aeroplanit pësuan të gjithë lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, ndërs autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›