E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operacioni antidrogë, shqiptarët “kokat” e grupit kriminal. Pritet të dalin sot para gjykatës 10 të arrestuarit

10 persona ranë në pranga gjatë operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që çmontoi një rrjet trafiku droge që trafikonte kokainë nga Amerika Latine.

Lënda narkotike përpunohej në Shqipëri dhe destinacioni më pas ishte trafikimi në vendet e BE.

Tre nga të arrestuarit jane shtetas të huaj, njëri venezuelian dhe dy kolumbianë, ndërsa shtatë shqiptarë. Të dhjetë do të përballen ditën e sotme (18 nëntor 2024) në orën 9:30 minuta me togat e zeza të Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë.

Hetuesit sekuestruan tonelata me lëkurë gjedhi të importuar dy muaj më herët, 6.1 kilogram kokainë të pastër, 89.5 përzies për solucione të lëngshme për drogën, pajisje laboratorike, 3 automjete, 22 telefona si dhe shuma të mëdha parash në euro, lekë dhe monedhë kolumbiane.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan:

Shtetas shqiptar:

  1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
  2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
  5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
  7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

  1. Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
  2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
  3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian

Ndërkohë, hetimet vijojnë pasi ka dyshime për të tjerë të përfshirë në trafik droge. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›