E Hënë, 2 Nëntor 2026

Avioni përplaset me pemën, dy të plagosur

Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeroportit Fullerton në Kaliforni. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ndodhi në anën lindore të aeroportit të Los Angeles rreth gjysmë kilometri larg pistës ku duhet të ulej.

Mediet e huaja shkruajnë se avioni vogël i tipit Mooney M20, i vitit 1969, kishte dhënë një sinjal problemesh gjatë uljes por arsyeja e saktë e përplasjes nuk dihet ende.

Mjeti u ul fillimisht në rrugë dhe më pas u përplas me pemën çka i shkaktoi mjetit dëme të rënda dhe rrjedhimisht plagosjen e pilotit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda.

Zjarrfikësit që erdhën në vendngjarje nxorën dy njerëzit nga rrënoja dhe i transportuan në spital me plagë të lehta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›