Avioni përplaset në parking, tri viktima në Florida

Tre persona kanë humbur jetën në Florida të Shteteve të Bashkuara, kur një avion i vogël i tipit “Piper” është përplasur mbi parkingun e një magazine pak momente pasi ishte ngritur në fluturim.
Të tri viktimat, siç kanë deklaruar autoritetet lokale, ndodheshin në bordin e avionit dymotorësh të rrëzuar në tokë.
Televizionet lokale kanë treguar pamjet e disa makinave të parkuara, të shkatërruara nga flakët. Dy ose tri automjete, kanë bërë të ditur dëshmitarët, kanë shpërthyer transmeton TCH.
Sipas një zëdhënësi të aeroportit në Fort Lauderlade, prej nga ku u ngrit avioni, mjeti fluturues është gjendur menjëherë në vështirësi dhe ka filluar të anojë në të djathtë të tij.
Pak më pas ai është rrëzuar, teksa tentonte të kthehej në pistë, por është rrëzuar dhe përplasur në parkingun e magazinës. Pamjet e televizioneve lokale kanë treguar makina në flakë pas incidentit. /Indekonline/