Për shkak të motit mbyllet dogana e Qafë-Thanës

Njoftohet se për shkak të reshjeve është bllokuar puna e doganës në Qafë-Thanë, pikëkalimin kufitar midis Shqipërisë e Maqedonisë. Siç raporton abcnews, pala maqedonase nuk lejon asnjë mjet të kalojë nëpërmjet kësaj dogane.
Pala maqedonase nisur nga moti i vështirë me reshje bore, nuk lejon asnjë mjet të kalojë nëpërmjet kësaj dogane, thotë njoftimi.
Për këtë vendim është njoftuar edhe Policia Kufitare shqiptare në Qafë Thanë.
Edhe mjetet me destinacion nga Shqipëria drejt Maqedonisë nuk janë lejuar të kalojnë deri në një urdhër të ri.
Rrugët në tokën maqedonase nuk janë në gjendje për t’u qarkulluar./Indeksonline/