E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni me 302 persona rrëzohet në aeroportin e San Franciskos

SHBA- Një avion udhëtarësh ‘Boeing 777’ është përplasur gjatë uljes ë detyruar që bëri në aeroportin ndërkombëtar të San Francisco të Kalifornisë

Sipas dëshmitarëve okularë, bishti i avionit të kompanisë Asiana Airlines u shkëput nga trupi pak çaste para se avioni të prekte pistën e aeroportit. Nga avioni u pa të ngrihej një shtëllungë e madhe tymi. Autoritet amerikane deri tani konfirmojnë për dy persona të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë.

Mediat amerikanë kanë publikuar rrëfime të pasagjerëve, të cilat i kanë postuar në rrjetet sociale. “Disa prej nesh janë mirë nuk janë të lënduar. Ekipet e shpëtimit po evakuojnë të plagosurit. Pati tronditje të mëdha”, citojnë pasagjerët mediat amerikane.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje, ndërkohë që zyrtarët amerikanë nuk japin detaje për shkaqet e incidentit.

Avioni me 290 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, udhëtonin nga Seuli. Administrata e Federale e Aviacionit ka anuluar fluturimet në aeroportin e San Franciskos për shkak të incidentit të ndodhur.
(e.m./BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›