Portugali, qeveria nënshkruan një marrëveshje për daljen nga kriza
LISBONË - Koalicioni i së djathtës në pushtet në Portugali do të nënshkruajë sot një marrëveshje për të siguruar mbijetesën e qeverisë, e cila vuri në jetë zbatimin e një programi të rreptë kursimi sipas kërkesave të kreditorëve ndërkombëtarë, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek populli.
Pas një jave plot tension, të shkaktuar nga dorëheqja e dy ministrave në pozicione kyçe, thirrjet për mbajtjen e përgjegjësisë nga Evropa dhe frikës së reagimit të tregjeve financiare, kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho, arriti dje në një marrëveshje politike me partnerin e tij të koalicionit, Paulo Portas.
Rezultatet e bisedimeve 48-orëshe mes kryesisë së Partisë Socialdemokrate, PSD të kryeministrit Pedro Passos Coelho dhe partisë demokristiane, CDS-PP, do të shpallen pas takimit të sotëm të orës 17:00.
Më pas, miratimi i marrëveshjes i takon presidentit konservator portugez, Anibal Cavaco Silva, kompetencat e të cilit përfshijnë edhe shpërndarjen e parlamentit.
Për të bërë presion mbi presidentin, Cavaco Silva dhe për të kërkuar largimin e qeverisë, konfederata kryesore e sindikatave portugeze, CGTP dhe disa lëvizje qytetare që kundërshtojnë politikat e kursimit të imponuara nga BE dhe FMN, bënë thirrje për manifestime para pallatit presidencial.
(a.k/ata/BalkanWeb)