Avokatët bojkotojnë GJKKO-në pa afat, Haxhia paralajmëron masa disiplinore për kolegët që nuk respektojnë vendimin

Avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave në GJKKO. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pas mungesës së reagimit nga GJKKO për rishikimin e rregullores së re që ndalon përdorimin e celularëve në sallën e gjyqit.
“Ndaj të gjithë avokatët që do të thyejnë këtë bojkot, do të dalin në kundërshtim me këtë vendim, do të procedohen disiplinarisht nga Komiteti i Disiplinës të Dhomës së Avokatisë, me masën ekstreme, heqjen e licencës”, tha Maks Haxhia, Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Edhe mediat dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve kanë shprehur kundërshtimin ndaj rregullores, duke e konsideruar atë një kufizim të së drejtës për informim.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/