Ministri i Mbrojtjes takim me gjeneralin amerikan: Thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar një takim me Gjeneral Major Jasper Jeffers III, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT), i cili shërben gjithashtu si komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët”, theksoi ai.
/rtsh.al/