E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët e Delijorgjit dhe Pinarit në seancë: Të lirohen, u ka skaduar paraburgimi

Tiranë, 19 korrik, NOA Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit të cilët po mbahen në qeli prej mëse 1 viti e 4 muaj, duhet të lirohen tashmë pasi u ka skaduar afati i paraburgimit.

Ky është pretendimi që avokatët e tyre kanë ngritur gjatë seancës së sotme të procesit Gërdeci, duke ndeshur në kundërshtimin e ashpër të përfaqësuesve të organit të akuzës, sipas të cilëve të pandehurit duhet të qëndrojnë në qeli, derisa të njihen me vendimin e gjykatës.

Duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së avokatëve të të pandehurve të Gërdecit, prokurorët kanë pohuar se afatet në paraburgim nisin kur mbërrin dosja në gjykatë.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi avokati Haxhia i të pandehurit Mihal Delijorghi, sipas të cilit, ka kaluar 1 vit e 4 muaj dhe ende nuk ka një vendim gjykate rreth akuzave të ngritura ndaj tij.

Kanë skaduar afatet e paraburgimit dhe prandaj ai e ka humbur fuqinë ligjore, ishte argumenti me të cilin mbështeti pretendimin e tij avokati Haxhia.

Ndërkaq, edhe avokati Asllani i të pandehurit tjetër të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari, ngriti të njëjtin pretendim duke argumentuar se ka skaduar afati i përmbarimit edhe ndaj klientit të tij.

Nga ana e tyre, gjykatësit e çështjes në fjalë thanë se do ta japim përgjigjen për këtë çështje në seancën e ardhshme ndërsa trupi gjykues u tërhoq gjysmë ore për vendimin rreth pretendimeve që u ngritën sot ...(vijon).

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›