E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Selmanllari i dha 20 Tan Leprit PS Jane shpifje

TIRANEuml- Pas deklaratave te avokatit te Rrahman Selmanllarit Genc Gjokutaj se klienti i tij kishte deklaruar para organeve te hetimit se kishte dhene 20 te aksioneve shtetasit Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepri i etiketuar nga PD si sekser i kreut te Bashkise se Tiranes vjen edhe reagimi i PS.

Sipas deputetit socialist Taulant Balla deklaratat e avokatit nuk jane gje tjeter vecse shpifje qe rendojne me teper situaten e Selmanllarit.

Avokati i Fazllicit shpifi sot per llogari te Saliut duke renduar shume Selmanllarin. Ky avokat paguhet per te mbrojtur persona me problematike si Damir Fazllici apo Rrahman Selmanllari te cilet edhe kur sjane te akuzuar po thjesht te pyetur nga prokuroria si persona qe lidhen me rrethanat e nje ceshtjeje shkojne ne prokurori me avokat. Kete here avokati i lepujve te qeverise beri konferencen e munguar te zedhenesve te Saliut.

Sipas Balles kete here nuk flitet per rryshpfet por per nje leje qe nuk ekziston. Kjo sipas tij eshte vetem nje menyre per te terhequr vemendjen nga skandalet e korrupsionit. Flitet per nje sajese qe tregon sesa larg po shkon Sali Berisha per te hequr vemendjen nga skandalet me prova e fakte te korrupsionit qe po mbyt Shqiperine- theksoi nder te tjera Balla.

Deklarata e avokatit Gjokutaj eshte pergenjeshtruar edhe nga Prokuroria e Tiranes.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›