E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit- Kritika e BE

Ne Shqiperi nga muaji shkurt i ketij viti ka mbaruar mandati i Avokatit te Popullit por parlamenti ende nuk e ka zgjedhur zevendesuesin. Per nje pjese te komisionereve ne kete institucion kushtetues ka mbaruar ose eshte ne mbarim mandati gje qe pritet te shoqerohet me bllokimin e funksionimit te tij. Per ate qe ndodh me Avokatin e Popullit ka patur se fundi dhe nje reagim te forte nga delegacioni i BE-se ne Tirane. Sipas Delegacionit ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe te qytetareve te saj. Perfaqesuesit e shoqerise civile ne Shqiperi e shikojne me mjaft shqetesim gjendjen ne institucionin e Avokatit te Popullit duke e lidhur kete me cenimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve por dhe si bllokim te proceseve integruese te vendit.

Reagimi i delegacionit te BE-se ne Shqiperi ishte i drejtperdrejte

Qe te behet votimi i Avokatit te Popullit apo i komisionereve te ketij institucioni qe i mbaron mandati duhen te pakten 84 nga 140 vota qe ka parlamenti. Ne kete votim te cilesuar vec deputeteve te mazhorances duhet te jene pro dhe nga ata te opozites. Por klima aktuale politike nuk eshte aspak e favorshme per nje kompromis te tille. Ndaj dhe reagimi i delegacionit te BE-se ne Shqiperi ishte i drejteperdrejte duke iu bere thirrje te gjitha partive politike parlamentare qe te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.

Por klima aktuale politike e pafavorshme per nje kompromis

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vjollca Mecaj drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit

Sipas Delegacionit ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe te qytetareve te saj. Menjehere pas deklarates se BE-se pati nje reagim nga mazhoranca ku ajo leshoi per opoziten nje oferte qe ta zgjidhte ajo kandidatin per Avokatin e Popullit duke vene si kusht te vetem faktin qe kandidatura te mos ishte pjesmarres ne gjyqe politike. Por nga opozita kjo oferte u pershkrua si nje heqje e vemendjes nga kerkesa kryesore qe ajo ka ne axhende hetimi parlamentar i zgjedhjeve te kaluara. ka do te thote se oferta e mazhorances nuk eshte pranuar dhe situata mbetet serish pezull.

Vjollca Mecaj drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit i shikon me mjaft shqetesim konfliktet mes mazhorances dhe opozites qe pasqyrohen dhe ne mosrealizmin e reformave ne sistemin e drejtesise. Kjo sipas Mecajt ben qe shteti ligjor te caloje sepse nuk balancohen dhe ndahen pushtetet. Kur shteti ligjor nuk funksionon si duhet sigurisht qe eshte mbyllur hapesira per te drejtat e njeriut dhe qytetari fillon te mos ndihet komod dhe te mos realizoje te drejtat e tij te cilat jane sanksionuar me ligj. Ne fakt Avokati i Popullit jo vetem qe eshte nje organ kushtetues por ne fund te fundit eshte nje lloj garanti per qytetarin qe ai ka se ku te drejtohet pervec rruges gjyqesore. Sepse rruga gjyqesore kerkon kosto dhe kohe te gjate.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ilir Alia Drejtues i Qendres per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve

Per Ilir Aline qe drejton Qendren per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve ajo qe po ndodh sot me Avokatin e Popullit eshte treguesi i qarte per keqperformancen e partive kryesore politike. Bllokimi i punes ne kete institucion ndikon ne respektimin e lirive e te drejtave te qytetareve por dhe nderprerjes se reformave ne sistemin gjyqesor. Alia kujton per DW rastin e mosvotimit prej nje kohe te gjate nga parlamenti te ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Ne cdo raport nderkombetar qe shkruhet per Shqiperine vazhdueshmeria e reformes ne gjyqesor eshte elementi numer 1. Gjithe ky ngerc politik ka nje efekt shume te madh te drejteperdrejte ne jeten e qytetareve dhe ne stopimin e reformave per aderimin e vendit ne BE duke qene se gjyqesori eshte pika kryesore e vazhdimesise e procesit te integrimit europian te Shqiperise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kastriot Dervishi drejtues i Institutit te eshtjeve Kombetare

Nuk eshte vetem institucioni i Avokatit te Popullit ku zvarritet procesi i zevendesimit te anetareve te tij thote Kastriot Dervishi drejtues i Institutit te eshtjeve Kombetare. Ai permend dhe praktikat qe kane ndodhur ne Gjykaten Kushtetuese apo ate te Larte si dhe ne gjykatat e Apelit ne disa zona te vendit. Une po marr rastin e Gjykates se Apelit ne Vlore e cila kishte mbetur vjet me 6 gjyqtare dhe nga kjo ishte bllokuar puna ne kete institucion mjaft te rendesishem po te kemi parasysh nevojat qe kane qytetaret.

Vjollca Mecaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ve re me shqetesim se ka patur raste kur ne institucionet e drejtesise jane zgjedhur persona qe nuk kane garantuar pavaresi dhe integritet profesional por jane te njohur dhe si te lidhur me politiken .

Prandaj ne jo vetem bashkohemi me thirrjen e delegacionit te BE-se ne Shqiperi por shtojme me force dhe zerin tone per te kerkuar qe personat qe do te konkurojne dhe do te zgjidhen si kandidate te mundshem te jene te pavarur me tregues te mire profesionale te japin garanci qe do te funksionoje si duhet institucioni i Avokatit te Popullit thote Mecaj per DW.

Autor Arben Muka

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›