NATO nuk e sheh Rusine si armik por si partner - koha per fillim te ri

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e cilesoi udhetimin e tij ne Moske nje vizite pune. Ai ka ardhur ne Moske per te pergatitur samitin e NATO-s qe do te zhvillohet ne Lisbone pas dy javesh. I ftuar ne kete samit edhe presidenti rus Dmitri Medvedev. Ne kete samit pritet hapja e nje epoke te re mes NATO-s dhe Rusise.
Ka ardhur koha per nje fillim te ri ne marredheniet mes NATO-s dhe Rusise. Lisbona eshte vendi ku mund te behet ky fillim. Une jam ketu per te pergatitur kete takim dhe per te siguruar qe samiti lidhur me bashkepunimin do te shenoje hapa perpara. Nga Lisbona do te dale nje mesazh i qarte drejtuar popullit rus. NATO nuk e sheh Rusine si armik por si partner.
Ne samitin e Lisbones pritet intensifikimi i marredhenieve NATO-Rusi ne disa nivele. Potenciali per kete ekziston thote Rasmussen. Interesa te perbashketa perbejne kooperimi me i fuqishem ne Afganistan lufta kunder terrorizmit apo kunder tregtise se droges.
Rusia do partneritet ne nivel te barabartesh
Por projekti me ambicioz eshte sistemi i mbrojtjes raketore per te cilin Rasmussen loboi ne Moske. NATO do te marr vendimin per te zhvilluar nje sistem territorial antiraketor. Ne kete fushe ne deshirojme te punojme se bashku me Rusine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sergej Lavrov - ministri i Jashtem rus
Ministri i Jashtem rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij do ta marre ne shqyrtim nje oferte te tille. Kusht vecse per nje sistem te perbashket raketor eshte nje partneritet ne nivel te barabartesh.
Dy hapa fillestare per bashkepunimin ne nivel te ri
Rasmussen beri fjale per sinjalin e jashtezakonshem politik qe do te dilte nga ky bashkepunim. Por ai nuk e sheh si shume te mundur konfirmimin rus per kete bashkepunim qe ne samitin e Lisbones. Kjo eshte e kuptueshme. Fillimisht NATO do te marre nje vendim te tille dhe sigurisht Rusia ka me te drejte pyetjet e saj. Per kete na duhet te ndermarrim dy hapa. Fillimisht te nisim me bisedimet qe mund te perfundojne nga fundi i 2011-s me qellim te kemi nje baze mbi te cilen te marrim vendime.
Ne kohen e mandatit te presidentit George Bush planet per nje sistem amerikan antiraketor ne Poloni dhe Rusi nuk u priten mire ne Moske. Rusia ndjehet e prekur ne sigurine e saj u tha. Presidenti amerikan Barack Obama u distancua nga ky plan dhe tanime po behen perpjekjet ne nivelin e NATO-s te gjendet nje zgjidhje e perbashket me Rusine.
Autor Stephan Laack/Lindita Arapi
Redaktoi Eliana Xhani