E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit Shqetesuese torturat ne paraburgim

Drejtuesit e Policise fshehin rastet e dhunes se ushtruar nga vartesit e tyre ndaj qytetareve
Avokati i Popullit ngre shqetesimin e tortures dhe te keqtrajtimit te qytetareve ne ambientet e paraburgimit nga punonjesit e policise. Ne raportin per vitin 2010 i cili eshte dorezuar ne Kuvend Avokati thekson se ne qelite e paraburgimit vazhdon te ushtrohet dhune e pajustifikueshme duke shkelur hapur te drejtat e njeriut.

Pavaresisht trajnimeve te vazhdueshme qe Policia e Shtetit ka kryer ne bashkepunim edhe me institucionet e vendeve te Bashkimit Europian punonjes te strukturave te rendit perdorin forcen dhe fshehin rastet e abuzimeve. Institucioni i Avokatit te Popullit ka konstatuar se megjithese numri i ankesave te shtetasve per torture dhe keqtrajtim nga punonjesit e policise gjate vitit 2010 ka qene me i vogel se ne vitet paraardhese perseri ky problem ngelet shqetesues.

Nuk eshte konstatuar asnje rast ne te cilin drejtuesit e organeve te policise te bejne denoncime kur konstatojne kryerjen nga ana e vartesve te tyre shkelje te rende - citohet ne raport. Me problematike situata behet kur drejtues te policise vendore kane stimuluar veprimin me qendrimin e tyre te heshtur. Nje tjeter shqetesim i Avokatit te Popullit ndaj sjelljes se Policise se Shtetit lidhet edhe me shoqerimin e personave ku jo gjithmone jane respektuar kriteret ligjore ku problematike eshte marrja e gjurmeve te gishterinjve edhe pse ndaj tyre nuk eshte ngritur asnje akuze. Raporti thekson se te shoqeruarit mbahen ne dhoma izolimi te cilat jane ambiente te papershtatshme si nga permasat ndricimi higjiena.

Shqetesues eshte edhe kontrolli i paraburgimit nga Policia e Shtetit e cila sipas ligjit duhet te ishte ne vartesi te Ministrise se Drejtesise. Problematike situata paraqitet edhe ne gjykata ku ne shumicen e rasteve qytetaret ankohen per zvarritje te proceseve gjyqesore dhe per anesi ne dhenien e vendimeve. Ne dhjetera raste ankuesit akuzojne gjyqtaret se kane dhene vendime te padrejta per shkak te shumave te majme te perfituara ne menyre abuzive. Vazhdojne te paraqiten ankesa ndaj vendimeve gjyqesore duke ngritur pretendime te ndryshme se ato jane vendime te padrejta dhe te pabazuara ne ligj ose jane marre nen ndikimin e veprimeve korruptive nga gjyqtare te vecante - thuhet ne raport. Nga analiza e vitit qe lame pas Institucioni i Avokatit ka konstatuar se vendin kryesor te tyre e zene shkeljet per zvarritje te padrejta dhe te pajustifikuara te gjykimeve dhe per shkelje te procedurave.

Po aq shqetesuese eshte edhe marrja e vendimeve ne mungese te paleve neper gjykata duke cenuar ne kete menyre edhe transparencen e proceseve. Problematike paraqitet situata per organin e akuzes per zvarritjen e hetimeve. Ne shume raste ankuesit kane ngritur shqetesimin per zvarritje te pajustifikuara ne hetimin e ceshtjes. Mbetet problem mosmarrja ne konsiderate e kerkesave te paleve per caktimin e ekspertit sidomos per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor kontabel etj. - thuhet ne pjesen e raportit per Prokurorine.

Ankimimet per ceshtje pronesie
Teper problematike situata paraqitet ne ceshtjet e pronesise. Gjate vitit 2010 llogariten rreth 117 ankesa drejtuar Avokatit te Popullit ne te cilat pretendohet per shkelje te se drejtes se prones nga veprimet dhe mosveprimet e organeve te administrates publike. Institucioni ka konstatuar zvarritje te zbatimit te organeve te ndryshme edhe pas vendimeve te dhena nga gjykatat. Shqetesues eshte edhe fakti i mungeses apo voneses se demshperblimit te prones private ne rastet e perdorimit te saj per interes publik. Ndryshe nga vitet e meparshme kur ankesat kishin objekt cmimin perkunder perdorimit te prones per interes publik gjate ketij viti prane Avokatit te Popullit jane paraqitur ankesa me objekt per perdorim te prones per interes publik pa iniciuar aspak procedura shpronesimi - theksohet ne raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›