E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit: Tekstet shkollore janë diskriminuese ndaj homoseksualëve, të rishikohen

Diskriminimi i komunitetit të LGBT, ka qenë në qëndër të vëmendjes së institucionit të Avokatit të Popullit gjatë ditës së sotme. Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni ka tërhequr vëmendjen ndaj teksteve shkollore, kryesisht në fakultetin e drejtësisë, pasi sipas saj, përmbajnë terminologji jo shkencore dhe diskriminuese ndaj këtij komuniteti.

Duke kujtuar se respektimi i të drejtave të njeriut është dhe një nga 12 prioritetet e BE për anëtarësimin në familjen europiane, Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet respektimin e kuadrit ligjor kundër diskriminimit.

“Shqipëria renditet në listën e vendeve që kanë shkallë të lartë të homofobisë dhe është detyrë e gjithë strukturave shtetërore dhe jo vetëm e tyre ta ndihmojnë zbutjen dhe zhdukejn e këtij fenomeni. Shqipëria ka tashmë një kuadër legjislativ dhe institucional të përparuar në luftën kundër diskriminimit të gjithëfarëllojshëm. Por Avokati i Popullit është i bindur se ka ardhur koha për zbatim efektiv të ligjit dhe rezultate konkrete dhe të prekshme në zbatim të politikave anti-diskriminim“, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Ndërkaq, Avokati i Popullit tha gjithashtu se të henën do tu paraqesë një rekomandim të posacëm MASH dhe rektorëve të Universiteteve publike dhe private për rregullimin e kurrikulave dhe do të jetë në monitorim të mëtejshëm për zbatueshmërinë e rekomanimit në vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›