Avokati i Popullit reagon mbi vetëvrasjen e 20-vjeçares në Kukës
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në komisariatin e Policisë së Kukësit.
Një 20-vjeçare është vetëhedhur nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Kukësit, pasi ishte thirrur për të dhënë një deklarim në lidhje me largimin e saj nga familja. 20-vjeçarja me iniciale A. C, studente e vitit të dytë, dega Infermieri në Universitetin e Kukësit, ishte thirrur në Komisariat për të dhënë sqarime, pasi i ati i saj një ditë më parë kishte denoncuar rrëmbimin e saj. Gjatë marrjes në pyetje nga dy efektiva të policisë dhe në prani edhe të një psikologeje, 20-vjeçarja në momentet e depresionit pasi ka pranuar se ishte larguar me një djalë është hedhur nga dritarja e zyrës e cila ndodhet në katin e tretë të Komisariatit të Kukësit.
Sapo është njohur me ngjarjen, Avokati i Popullit ka urdhëruar dërgimin e dy komisionerëve në Kukës për të hetuar dhe për te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
(a.k/BalkanWeb)