E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karambol me makina, vdesin nënë bije dhe një çift bashkëshortësh

TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin Elbasan – Librazhd ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 4 pasagjerë.

Bilanci tragjik u shënua pak minuta më parë në aksin Librazhd-Elbasan, në afersi të fshatit Xibrakë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, një furgon pasagjeresh me targa LB 001A, një maune me targa KO1025A si dhe nje automjet tjetër, tip BMW me targa AA971 EA.

Nga aksidenti kane vdekur 4 persona, tre femra dhe nje burre ndersa ka dhe disa te plagosur.
Dy prej viktimave ishin pasagjerë në vendin e parë të furgonit, ndërsa 2 të tjerë në vendin e dytë, pikërisht aty ku ka qenë edhe goditja fatale e trajlerit c’ka u ka shkaktuar atyre dhe vdekjen e menjëhershme. 

Mësohet se mes të plagosurve, numri dhe identiteti të cilëve ende nuk është saktësuar, është dhe shoferi i furgonit, Eduard Haskurti.
Ky i fundit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas hetimeve ne vengjarje, mësohet se tre mjetet janë përplasur me njëra tjetrën, në momentin kur mjeti tip BMW, me targë AA 971 EA, me drejtues Edvin Çuculi, ka qenë duke parakaluar në rrugë të drejtë, në aksin rrugor Elbasan –Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë.
Më pas, teksa ka tentuar të parakaloje dhe furgoni me drejtues 40 vjeçarin Eduart Haskurti, por ka tentuar te devijoje duke u përplasur me mjetin tip BMW, dhe më pas me trajlerin, me targa KO 1025 A me drejtues Renato Torollari, kur ky i fundit ishte në rrugën e tij.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak, është parakalimi i gabuar i furgonit një prej automjeteve si dhe lagështia në rrugë.

Nderkaq drejtuesi i furgonit, 45-vjecari Eduard Haskuti eshte derguar me plage te renda ne spital.

Vetëm në orët e mbrëmjes është mundësuar identifikimi i 4 prej viktimave. Policia njoftoi se 2 prej të vdekurve nga përplasja fatale janë cifti i bashkeshorteve, Fetah Cela 50 vjeç dhe Ryfete Cela, 48-vjeçe. Fetah Cela jetonte në Kras te Elbasanit ndërsa Cela në Kamëz. Ndersa dy viktimat e tjera jane Nasibe Shehi 69 vjeç dhe Alushe Kullafi 49 vjeç, nënë e bijë.

IDENTIFIKIMI
Punonjësve të zjarrëfikësve i është dashur më shumë se një orë që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të të aksidentuarve, të cilët më pas janë dërguar në morgun e Elbasanit, ben me dije korrespondenti i News24 nga Elbasani, Fatmir Popja.

Policia e Elbasanit ka kërkuar nëpërmjet mediave ndihmën e qytetarëve duke dhënë edhe karakteristikat e viktimave si edhe veshjet e tyre, por deri në orën 22.00 sipas nëndrejtorit të Policisë Gjelosh Prendi janë identifikuar katër viktimat mes të cilëve një çift bashkëshortësh si edhe nënë e bijë.

Viktimat e para që u identifikuan disa orë më pas ishin Fetah Cela 50 vjeç, si edhe bashkëshortja e tij Ryfete Cela 48 vjeçe.

Sipas të afërmve bashkëshortët Çela kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, dhe shtëpinë e tyre e kishin në Elbasan.

Pak më vonë janë identifikuar edhe dy viktimat e tjera që rezultoi të ishin nënë e bijë, Nasibe Shehi 69 vjeç dhe vajza e saj Alushe Kullafi 49 vjeçe që të dyja me banim në fshatin Katund i Ri në qytetin e Elbasanit.

Nënë e bijë kishin shkuar në Librazhd për një vizitë tek të afërmit e tyre, dhe ndodheshin në vendin e parë të mjetit tip Furgon.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip furgon pasagjerësh është nga qyteti i Librazhdit. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti e njihnin Eduart Haskurtin pasi ai ishte një nga shoferët më të mirë të zonës, dhe herë pas here vetë ato kishin udhëtuar me to nga Xibrraka deri në Elbasan, pasi ai e kryente shpesh këtë rrugë duke marrë pasagjerë kudo që të gjente. Drejtuesi i mjetit furgon, i cili sipas hetimeve të para të Policisë është aksidentuar pasi ka dashur të devijojë aksidentin është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë një ndihmë të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Aksident tragjik, përplasen 3 makina, 4 pasagjerë të vdekur VIDEO: Aksidenti tragjik në Elbasanit, pamje nga vendngjarja Thumanë, një makinë përplaset me një furgon pasagjerësh, 5 të plagosur Elbasan, motori i policisë përplaset nga një makinë, plagoset efektivi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›