E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit takim me Shefen e OSCE- ODHIR, Conny McCormack

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Shefen e Misionit të OSCE- ODHIR, Conny McCormack.

Pasi vlerësoi rolin proaktiv të Avokatit të Popullit, McCormack u interesua lidhur me veprimtarinë e institucionit të Avokatit të Popullit dhe veçanërisht në lidhje me ankesat e depozituara, me hetimet e kryera, me veprimet ose mosveprimet e organeve të administratës gjatë periudhës në vijim.

Avokati i Popullit informoi shefen e misionit lidhur me ankesat e paraqitura dhe veprimet e kryera për hetimin e tyre.

Avokati i Popullit në zbatim të rolit të tij kushtetues dhe ligjor do vazhdojë të trajtojë me kujdes, përkushtim dhe diskrecion të gjitha ankesat e qytetarëve. Gjithashtu, Avokati i Popullit do të hetojë dhe do të monitorojë në vazhdimësi veprimet e administratës për të garantuar paanshmërinë, profesionalizmin dhe dedikimin e saj në shërbim të qytetarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›