Gjirokastër, automjeti përplaset me murin, humbet jetën 57-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër.
Vasil Pero, 57 vjeç nga fshati Jorgucat komuna Dropull i Sipërm i Gjirokastrës, ka ndërruar jetë pasi automjeti i tij është përplasur me murin rrethues së një prej banesave të zonës.
Mësohet se automjeti ishte duke zbritur për në qendër të fshatit, por në ecje e sipër motori i tij është fikur, çka ka bërë që 57-vjeçari Pero të humbasë kontrollin..
Përplasja e marrë në krahun e shoferit ka rezultuar fatale për drejtuesin e saj, pasi ai ka humbur jetën në vend. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve dhe uniformave blu të mbërritura në vendgjarje, shtetasi Vasil Pero nuk ka mundur që të mbijetojë.