Avokati i Popullit thirrje dy ministrive: Paguani invalidët
TIRANE-Institucioni i Avokatit të Popullit, i ka bërë thirrje Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Financave të çelin fondin për pagesat e muajit korrik të personave me aftësi të kufizuara.
Avokati i Popullit Igli Totazani nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, është shprehur se “në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të personave me aftësi të kufizuara.
Personat me Aftësi të Kufizuara, dhe të drejtat e tyre përbëjnë një nga misionet më të rëndësishmë të institucionit të Avokatit të Popullit.
"Ata janë pjesë e rekomandimit 11, të përcaktuar nga BE për Shqipërinë, dhe në këtë kontekst por jo vetëm, zhvillimet në legjislacionin dhe politikat për personat me aftësi të kufizuara, si dhe zbatimi i tyre, kanë qenë objekt i diskutimeve, vlerësimeve dhe rekomandimeve të institucionit tonë.Në këto kushte, gjithë strukturat shetërore duhet të angazhohen maksimalisht e të kenë prioritet çështjen e personave me aftësi të kufizuara, duke u siguruar kështu të drejta të barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë" – përfundon deklaratën institucioni i Avokatit të Popullit.
(m.s/BalkanWeb)