Kreu i PD, Basha takon ambasadorin Arvizu në selinë e re tek ish-SHQUP
TIRANE- Sot rreth orës 14:00 do të zhvillohet një takim mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të kësaj force politike.
Po sipas të njëjtave burime, mësohet se takimi mes tyre do të zhvillohet në ambientet e selisë së re të kësaj partie tek ish- SHQUP.
Ndërkohë që selia e re e PD do jetë ish-SHQUP, ajo e vjetra do t’i kalojë Bashkisë së Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)