E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Avokati vdiq në sallën e Apelit, Policia zbardh ekspertizën: Ja çfarë ia mori jetën Ulndreajt

Avokati Gjovalin Ulndreaj ndërroi jetë pas një arresti kardio-respirator. Kështu bëri të ditur policia me anë të një njoftimi pas vdekjes së 59 vjeçarit një ditë më parë.

Fillimisht avokati ka humbi ndjenjat gjatë një seance gjyqësore  në Gjykatën e Apelit dhe më pas u dërgua në QSUT.

Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 59-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gjovalin Ulndreaj ,59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›