AvokatiEkstradimi i Almir Rrapos i paligjshem
Avokati i Almir Rrapos Ardian Visha e ka cilesuar te paligjshem ekstradimin e klientit te tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Sipas tij drejtesia shqiptare duhet te respektonte vendimin e Gjykates se Strasburgut e cila e pezulloi ekstradimin e tij.
Nderkohe ish-punonjesi i ministrise se jashtme Almir Rrapo u ekstradua diten e djeshme ne fshehtesi te plote dhe nen masa te rrepta sigurie.
Ekstradimi i Rrapos u ekzekutua pak dite pas vendimit qe dha gjykata ne nje kohe qe 27-vjecari kerkoi lirine para gjyqesorit me pretendimin e skadimit te afateve te paraburgimit qe ne 2 nentor.
Almir Rrapo u arrestua brenda ambienteve te ambasades amerikane me 2 korrik te ketij viti pasi akuzohet per nje sere veprash kriminale ne SHBA.