Tirane policia sekuestron mallra kontrabande

Policia e Tiranes ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve me ane te nje operacioni te koduar Cosmo Market ka bere te mundur sekuestrimin e nje sere mallrash kondrabande. Burime nga policia e Tiranes bejne me dije se sekuestrimi i mallrave u be ne subjektin tregetar Planet radio i cili magazinonte dhe tregetonte mallra te ndryshme si parfume te markave te ndryshme kancelari te te gjitha llojeve pije alkoolike aksesore etj.
Sipas policise pas kontrollit te ushtruar ne subjektin tregetar eshte dokumentuar fakti qe keto mallra ishin totalisht te pashoqeruara me fatura tatimore. Gjithashtu ky subjekt mallrat dyshohet se i transpotonte ne te gjithe territorin e vendit tone me ane te 7 automjeteve te cilat ishin me mbishkrimin Planet nee radio.
Nderkohe ne cilesine e proves materiale policia ka konfiskuar dhe sekuestruar mbi 250 lloje te ndryshme asortimentesh ne sasi te konsiderueshme vlera totale e te cilave arrinte ne 103 milione leke te vjetra.
Sipas policise eshte proceduar ne gjendje te lire shtetasi Gazmir Mango 38 vjec lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane per veprat penale te Ruajtjes dhe depozitimi i mallrave kontrabande Tregetimi i mallrave kontrabande Fshehje e te te ardhurave.