Avokatja e shpërfytyruar me acid, Italia në kërkim të 31-vjeçarit shkodran
—-Nga Dorina Bilbili—-
Itali- Ai që quhet Rubin Talaban, 31 vjeç nga Shkodra, shqiptari që është shpallur në kërkim nga policia në Pesaro për sulmin e 16 prillit ndaj avokates Lucia Annibali, 35 vjeçe, e shëmtuar me acid në banesën e saj nga dy banditë të paguar nga ish-partneri dhe kolegu i viktimës.
Sipas aktakuzës i armatosuri tjetër i dyshuar, i cili ishte gjithashtu nga Shkodra, Altistin Precetaj, 28 vjeë, tashmë është kapur nga policia në një vilë në Novilara. Teksa i riu ishte duke u përgatitur për të ikur jashtë vendit.
Talabani ishte ndaluar nga policia në Pesaro, ai mbante një shishe acidi, të cilën nuk kishte qenë në gjendje për ti motivuar posedimin. Në nervozizëm ja ka hedhur në këmbë një agjenti, i cili ishte plagosur. Pas disa hetimeve, Talabanit, i cili ka një të kaluar kriminale, veçanërisht në fushën e drogës, kishte arritur të shpëtonte. Por megjithatë kishte mbetur në qytet.
Sipas policisë ai i hodhi acid në fytyrë Annibali-t sapo ajo kishte vënë këmbë në banesën e tij.
Talaban dhe Precetaj janë kapur nga një kamera e sigurisë, në trotuar në Rrugën Rossi, duke ecur pranë shtëpisë së viktimës, natën e sulmit. Të dy njihen prej kohësh që kurse ata ishin në Shqipëri dhe janë përfshirë në ngjarje që lidhen me trafikimin e drogës. Talabani është i kërkuar veçanërisht në Milano dhe në të gjitha portet nga ku mund të niset për në Shqipëri. Kërkimet janë zgjeruar edhe në vendin tonë, pasi ka dyshime se mund të jetë kthyer.
Policia thotë se po heton edhe Luca Varanin, avokati që dyshohet se është nxitësi i sulmit ndaj ish-partnerës e kolegës akuzohet se ka tentuar pothuajse tri javë më parë të asgjësonte një makinë Smart që për policinë në Pesaro, përmbante gjurmë të acidit të tipit të përdorur nga shqiptarët për sulmin e gruas.
Hetuesin mendojnë se Varani kërkonte të fshiheshin gjurmë komprometuese në makinë. Kjo do të shpjegojë vendimin për të hequr qafe nga Varani mjetin, e për të mos lënë dëshmi prapa vetes.