Luftëtarët e Hezbollahut po pushtojnë Sirinë, Perëndimi të na shpëtojë!
Siri- Shefi ushtarak i grupit ombrellë kryesor të rebelëve sirianë, të Ushtrisë Siriane e Lirë, ka akuzuar luftëtarët e Hezbollahut për “pushtimin” e Sirisë në një intervistë për BBC-në.
Gjeneral Selim Idriss pohoi se më shumë se 7,000 luftëtarë të lëvizjes shiite libaneze ishin duke marrë pjesë në sulmet në qytetin e mbajtur nga rebelët të Qusair-it.
Ministri i Jashtëm francez e ka vlerësuar numrin 3,000-4,000.
Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar që Hezbollahu të tërheqë luftëtarët e tij menjëherë nga Siria.
Gjenerali Idriss bëri një apel emocional ndaj fuqive perëndimore duke thënë: ” Ne po vdesim! Ju lutemi ejani dhe na ndihmoni”. Ai bëri thirrje për më shumë armë “për të mbrojtur qytetarët tanë”.
“Më shumë se 50,000 banorë janë bllokuar në qytet dhe një “masakër” do të ndodhë në qoftë se ai bie”,- shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se ai kishte marrë informacion se luftëtarët iranianë ishin të përfshirë në ofensivë.
Luftëtarët e Hezbollahut kanë qenë në Siri prej kohësh, por tani numri i tyre duket se është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit për shkak të luftimeve intensive për kontrollin mbi qytetin kryesor të Qusair-it.
Dorina Bilbili/IDEA/