E Diel, 1 Nëntor 2026

Avon Cosmetics Albania prezanton paketën më të re të produkteve të vjeshtës

Tiranë, 17 shtator, NOA Foto UPDATE - Kompania Avon Cosmetics Albania ka hedhur në treg paketën më të re të produkteve dhe aromave për tre muajt e fundvitit, sezon të cilin drejtues të saj e kanë cilësuar si mjaft të rëndësishëm.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të Shitjeve të kësaj kompanie, Aleksandra Kasmi, paketa e produkteve të reja përfshin aromën më të re In Bloom, rezultat i partneritetit me një nga emrat më të njohur të kinematografisë botërore dhe njëkohësisht, ambasadoren globale të Avon, Reese Uitherspoon.

Kjo aromë iu përket tipeve të ndryshme të gruas, si asaj me këmbë në tokë, edhe asaj që është në kontakt me kënaqësitë e jetës.

Ndërkaq, një produkt tjetër i ri që është lançuar në ceremoninë përkatëse të zhvilluar në hotel Rogner nga kompania Avon Cosmetics Albania ka qenë edhe parfumi i ri Spotlight, realizuar në bashkëpunim me aktoren e njohur Courtney Cox.

Nga ana tjetër, sa i përket sektorit të meshkujve Avon Cosmetics Albania ka nxjerrë në treg parfumin e ri Unscripted, me imazhin e aktorit Partick Dempsey.

Në sektorin e kremërave, Avon Cosmetics Albania prezantoi zbulimet e saj më të fundit të cilat u përkasin emrave të tillë si Aneu Reversalist, apo Skin so soft etj, që të gjitha të prodhuara në bazë të një teknologjie shumë të lartë dhe mbi studime të hollësishme disa-vjeçare për funksionalitetin e vërtetë të lëkurës së femrës.

Kompania Avon Cosmetics Albania që prej majit të vitit 2006 gjendet në tregun shqiptar dhe me një gamë të gjerë produktesh cilësore, ka ofruar një mundësi të pafund zgjedhje për zonjat shqiptare, tha gjatë prezantimit të këtyre produkteve, drejtoresha e përgjithshme të Shitjeve të kësaj kompanie, Aleksandra Kasmi.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›