Avramopoulos-Panaritit: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë

Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar nga ministri i jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos gjatë takimit me ministrin e jashtëm shqiptar Edmond Panariti në samitin e OKB-së në Nju Jork.
Ministri Avramopoulos ka vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin dy palësh si dhe projektin e gazsjellësit TAP i cili u cilësua nga të dyja palët si shumë i rëndësishëm.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm shqiptar, Panariti theksoi se Greqia mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë ndërsa vlerësoi edhe marrëdhënimet mes dy vendeve.