Topi: FRD, e angazhuar për zgjidhjen e problemit të pronës

Kreu i FRD-së Bamir Topi është takuar sot me mbështetës së partisë në Delvinë dhe Lukovë.
Në fjalën e tij, Topi theksoi se “Fryma e Re Demokratike” është e angazhuar për zgjidhjen e problemit të pronësisë.
Sipas tij duhet një plan i veçantë rregullues për bregdetin ndërsa i ka bërë thirrje mbështetësve të FRD-së të dokumentojnë të gjitha abuzimet që janë bërë nga pushteti vendor me fondet publike.
“E nesërmja është vetëm 8 muaj larg. Në 2013-ën nuk mund të ketë më inkuizicion politik” shtoi Topi.
Ndërkohë, një ditë më parë, partia “Fryma e Re Demokratike” çeli degën së saj në Sarandë ku kreu i saj, Topi deklaroi se kjo forcë politike do të synojë të kthejë besimin e qytetarëve tek vota dhe politika.