Azarenka mbretereshe ne Australian Open

Victoria Azarenka konfirmohet mbretëreshë në Australian Open.
Tenistja bjelloruse ka triumfuar për të dytin vit radhazi në turneun prestigjioz, duke bërë të sajin “Slamin” e parë sezonal.
Në një finale të çmendur, ajo mposhti në tre sete kinezen Li Na me rezultatin 4-6, 6-4, 6-3.
Përballja e pabesueshme, që zgjati mbi dy orë e gjysmë, është ndërprerë tre herë. Fillimisht sepse Li Na dëmtoi kaviljen e majtë dhe ishte e nevojshme që të mjekohej.
Më pas, tenistet zhvilluan një pushim të detyruar prej fishekzjarrëve të hedhur në qytet për Ditën e Australisë.
Ndërprerja e radhës ndodhi në setin e tretë, kur Li Na u shemb në tokë e tradhëtuar sërish nga kavilja, madje duke përplasur dhunshëm kokën.
Me suksesin në Australian Open, Victoria Azarenka ruan kryesimin në klasifikimin botëror për femra. Kundërshtarja e saj dështoi në tentativën për të fituar titullin e dytë të “slamit” në karrierë, pas atij në vitin 2011 në Roland Garros.