Vlore rendohet gjendja tek 10 Korriku
Situata për familjet në lagjen “10 korriku ” në Vlorë sa vjen dhe bëhet më kritike nga shkarjet e dheut. Banorët të pashpresë dhe në mungesë të ndihmës nga institucionet vendore ruajnë zonën nga frika e rrëshqitjeve të tokës.
Këta banorë kanë vendosur një prozhektor për të parë kodrën nga lart. Nëse ajo nis e dridhet, atëherë ata duhet të braktisin banesat. Të marrin ç’të mundin dhe të shpëtojne kokën.
Gjendja për 22 familjet e lagjes “10 Korriku” në Vlorë është kritike.
Asnjë plan konkret nuk është materializuar. Asnjë masë për parandalimin e shkarjes së mëtejshme të dheut.
Banorët e kësaj zone prej disa ditësh janë në ankth e vëzhgojne pa ndërprerje situatën. Në mungesë të ndonjë ndihme, tentojnë të pastrojnë ç’të mundin.