Azerbajxhan Berisha krah te akuzuarit per pastrim parash
BAKU - Kryeministri Sali Berisha ka vijuar viziten e tij ne Azerbajxhan ku ka mbajtur nje takim me disa biznesmene. Ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave sot pasdite eshte publikuar fotoja e darkes se shtruar nga biznesi ne Azervajxhan per nder te vizites se kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ne krah te kryeministrit Berisha eshte shfaqur nje personazh i njohur jo vetem ne Shqiperi por dhe me tej. Behet fjale per Ali Evsen i cili u arrestua muaj me pare ne Spanje pasi akuzohet per lidhje me familjen e Mubarak dhe per pastrim parash. Evsen duket qarte ne foton e publikuar ne faqen e Kryeministrise por dhe ne kronikat e transmetuara ne televizor duke qene se ndodhet ne krahun e djathe te Berishes. Ali Evsen tashme dhe me shtetesi shqiptare eshte arrestuar me akuzen per pastrim parash dhenie ryshfeti dhe korrupsion muaj me pare. Ai ishte pronari i kompanise ajrore shqiptare Albanian Airlines. Ali Evsen u arrestua se bashku me nje biznesmen egjiptian Hysen Salem nje nga njerezit me te afert te ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe djalit te tij Khaled Salem. Nga hetimet ka rezultuar se Evsen kishte hyre garant me ane te kompanise se tij per te nisur parate ne drejtim te familjes Salem ne Egjipt. Gjykata e Larte spanjolle kerkoi per lirimin e Evsen garancine prej 18 milione euro ndersa per biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milione euro.
NJOFTIMI ZYRTAR I QEVERISE
Shqiperia ka te gjitha potencialet e nevojshme per tu bere qender e rajonit per kompanite e energjise se Azerbajxhanit ne rajon. Gjate nje darke me perfaqesues te biznesit dhe autoriteteve te larta te Azerbajxhanit kryeministri Sali Berisha ka folur per potencialet energjitike te Shqiperise dhe hapesirat e bashkepunimit me Azerbajxhanin ne kete drejtim.
Ne kete drejtim kreu i qeverise shqiptare garantoi biznesmenet se qeveria po ndermer masat per permiresimin e klimes se biznesit ndersa i ftoi ata qe te realizojne investimet e tyre ne vendin tone ne te gjitha fushat. Gjate vizites se tij ne Azerbajxhan kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me drejtues te kompanise shteterore azere te prodhimit te naftes SOCAR te cilet shprehen interesin per te qene prezente ne vendin dhe rajonin tone nisur nga eksperienca prej shume dekadash ne sektorin e gazit dhe te naftes te kesaj kompanie. Nga ana e tij kryeministri e ftoi kompanine te investoje per shnderrimin e Shqiperise ne nje qender te depozitimit te gazit azer ne energji me projektin e Trans Adriatik Pipeline apo per te marre pjese ne privatizimin e kompanise shqiptare Albpetrol. Pas takimeve te zhvilluara me Presidentin e Azerbajxhanit Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit. Kryeministri Berisha dhe delegacioni qe e shoqeronte vizituan disa vende me rendesi dhe interes kulturor te kryeqytetit te Azerbajxhanit ne Baku.
aq/shqiptarja.com