Bulqize mblidhet shtabi i emergjences
BULQIZEuml - Nje stuhi debore e cila ka perfshire rrethin e Bulqizes ka bere qe pasditen e sotme te mblidhet Shtabi i Emergjencave. Raportohet se gjate mbledhjes u diskutua per evakuimin e banoreve nga zona si shkak i bllokimit te nje numri te madh zonash dhe reshjeve te dendura te debores te cilat vijojne edhe ne keto momente cka ka cuar ne perkeqesimin e situates. Sakaq situate e veshtire paraqitet edhe ne qarkun e Kukesit ku temperatura ka shkuar deri ne -10 grade. Reshje te dendura debore dhe temperatura te akullta kane perfshire edhe qarkun e Shkodres ndersa ne qarkun e Pukes temperaturat kane zbritur ne -11 grade cka ka bere qe te bllokohet edhe furnizimi me uje te pijshem. Gjithashtu prej bores dhe akullit eshte bllokuar edhe aksi rrugor Korce-Erseke ku levizja e mjeteve eshte paralizuar prej disa kohesh dhe policia ben thirrje qe te ndalet qarkullimi.
aq/shqiptarja.com
aq/shqiptarja.com