Azerbajxhan, Gjiknuri merr garanci për TAP, kërkon përfshirjen e Kosovës
AZERBAJXHAN- Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan zhvilloi takime të veçanta me drejtues të kompanisë azere SOCAR, drejtuesin e konsorciumit të projektit TAP, përfaqësues të BP, Axpo dhe kompanive të tjera.
Zyra për shtyp e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bën me dije se ministri Gjiknuri mori garanci nga drejtuesit e projektit TAP se shumë shpejt do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master planit për gazin në vendin tonë.
Gjithashtu drejtuesit e projektit TAP i shprehën Ministrit Gjiknuri kënaqësinë për gatishmërinë e shfaqur nga qeveria e re dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për mbështetjen e veçantë të projektit TAP. Ata pohuan se e mirëpresin angazhimin e ekzekutivit të ri për ngritjen e një Task Force me qëllim çuarjen përpara të projektit.
Në takime është diskutuar edhe për mundësinë e shtrirjes së projektit edhe me degëzimin drejt Kroacisë ashtu sikurse përfshirja e mundshme e Kosovës në lidhjen me rrjetin.
Ministri Gjiknuri kreu vizitën zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, me ftesë të Presidentit të kompanisë SOCAR, Z.Rovnag Abdullayev dhe atij të Konsorciumit Shah Deniz, Z. Gordon Birrell, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti i Shah Deniz.
(e.m/BalkanWeb)