E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas motorin, plagoset rëndë 1 person

TIRANË- Një motor është përplasur pasditen e sotme nga një automjet, si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti u shënua pranë “Qytetit të Nxënësve”, në Tiranë. Ende nuk dihet identiteti i të plagosur, ndërkohë që mësohet se ai ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak.

Drejtuesi i motorit, bënë me dije bluzat e bardha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia nis hetimet për zbardhjen e aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›