E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azerbajxhani do të shesë 24 miliardë m3 gaz

Baku - Azerbajxhani po vazhdon bisedimet me Turqinë, Greqinë dhe Italinë për 24 miliardë metra kub gazi që ka në planë të shes këtë vit. Ministri i Azerbajxhanit për Industrinë dhe Energjinë Natik Alijev, pas takimit me Zëvendës Ministrin italian të Punëve të Jashtme Alfredo Mantika bëri një deklaratë sipas së cilës gazit që do të nxirret nga pusi i Shahdenizit do t'ia dërgojë Italisë nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë.

Ministri Natik Aljev tha gjithashtu se për këtë shitje po vazhdojnë bisedimet me Turqinë dhe se këtë vit ata planifikojnë të shesin 24 miliardë metra kub gaz. Aliev tha se ministri italian kishte kërkuar takimin në Baku të kryeministrave të Azerbajxhanit, Italisë dhe Turqisë, në lidhje me këtë temë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›