E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëmbet arshiva në Këln

Këln - Në Këln të Gjermanisë u shemb një ndërtesë në të cilën ndodhej edhe arshiva e qytetit. Nën rrënoja mbetën 5 punëtorë. Sipas informacioneve të dëshmitarëve okular, ndërtesa në fillim u trondit sikur pranë saj po i kalonte një tren. Ndërkohë që poshtë saj vazhdonin punimet për ndërtimin e metrosë. Pas pak ndërtesa u kthye në një grumbull me rrënoja.

Punonjësit e arshivës arritën të dalin jashtë në kohë, kurse 5 punonjës ndërtimi ngelën nën rrënoja. Në arkivin e Këlnit gjendeshin afërsisht 500.000 foto dhe me dhjetëra mijëra dokumente që i përkisnin historisë së Këlnit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›