E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkerkuesit Belgjika kthen 9 shqiptaret e pare

Tirane 28 tetor 2011 NOA - Diten e sotme ne Aeroportin Nene Tereza kane mberritur 9 azilkerkuesit e pare te rikthyer nga Belgjika ne vendin tone pas refuzimit te kerkeses per azil qe ata kane paraqitur prane autoriteteve belge.

Aktualisht nga Drejtoria kunder Krimit Financiar ne Departamentin kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ndaj personave te kthyer nga Belgjika jane duke u kryer te gjitha veprimet hetimore e procedurale po sekuestrohet dokumentacioni i tyre si dhe po merren deklarimet perkatese.

Sot kthehen 9 shtetas nderkohe qe vazhdon procesi per rikthimin e te gjithe shtetasve qe kane aplikuar. Sigurisht ne baze te rregullave qe disponon Komuniteti Europian do ti nenshtrohen edhe sanksioneve nje nder te cilet eshte edhe heqja e te drejtes per te hyre ne hapesiren Shengen per nje periudhe deri ne 5 vjet tha ne nje prononcim per mediat shefi i Komisariatit te Policise Kufitare te Rinasit Gezim Prebibaj.

Per personat e kthyer qe rezultojne te jene nga Qarku i Shkodres materialet do i referohen Prokurorise se rrethit Gjyqesor Shkoder ne vijim te materialeve te referuara me pare ne ngarkim te dy te zgjedhurve vendore.

Nderkohe per personat e kthyer nga qarku i Kukesit materialet do i referohen Prokurorise se rrethit Gjyqesor Kukes dhe Tropoje ne ngarkim te personave qe kane leshuar dokumente false me qellim qe keta shtetas te perfitonin azil.

Paralajmerimi i Brukselit

Kthimi i sotem i azilkerkuesve vjen pak dite pas vizites qe drejtori per Imigracionin dhe Azilin ne ministrine e Brendshme Belge Freddy Rosemont beri ne Tirane ku shprehu shqetesimin per rritjen e numrit te azilkerkuesve shqiptare. Ne takimin me kreun e policise shqiptare Rosemont deklaroi se vetem gjate tetorit ishin regjistruar 240 kerkesa per azil kryesisht per probleme gjakmarrjeje.

a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›