Vdes 17-vjecari qellohet me thike nga shoku i tij
Paraditen e sotme nje 17-vjecar ka humbur jeten pasi u qellua me thike nga nje bashkemoshatar i tij. Ngjarja e rende ndodhi ne nje shkolle ne Diber ku 17-vjecari K.Berdulla eshte qelluar me thike duke gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas policise dyshohet se autor i ngjarjes eshte 17-vjecari E.Reci i cili mendohet se ka qene shoke me viktimen. Nderkohe nuk dihen ende shkaqet e vrasjes se 17-vjecarit por policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.