E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aziz, dënim me vdekje për vrasjen e shiitëve

Ish-zëvendëskryeministri i Irakut, Tarik Aziz, është dënuar me vdekje për rolin e tij në vrasjen e zyrtarëve shiitë në vitin 1980. Ai po vuante një dënim të tillë që nga tetori i kaluar, "për vrasje të qëllimshme dhe krime kundër njerëzimit". Aziz ishte bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Sadam Husein.

Bashkimi Evropian dhe qeveritë perëndimore i kanë bërë thirrje Bagdadit për mëshirë ndaj Azizit, për të cilin familja thotë se vuan nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe problemet në zemër.

Presidenti Xhalal Talabani, i cili duhet të miratojë urdherin e ekzekutimit, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë atë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›