E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Bahreini në rrugë të gabuar

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Bahreini dhe aleatët e tij, të cilët kanë dërguar trupa për të ndihmuar në vendosjen e rendit, janë në "rrugë të gabuar".

Klinton, në një intervistë për televizionin amerikan, u ka bërë thirrje autoriteteve të Bahreinit të negociojnë një marrëveshje politike me demonstruesit.

Raportet flasin për të paktën pesë të vrarë në përleshjet e sotme në kryeqytetin Manama.

Bahareini është aleat strategjik i SHBA-ve dhe bazë e Njësisë së pestë të marinës amerikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›