E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB Institucionet me transparente per menaxhimin e financave publike

Ngritja e kapaciteteve ne fushat e menaxhimit financiar dhe prokurimeve publike te institucioneve jane edhe objekti i programit me te fundit te celur dje ne Tirane nga Banka Boterore dhe British Council. Gjate nje konference per shtyp perfaqesuesja e BB-se ne Tirane Ksenya Lvovsky se bashku me perfaqesuesen e British Council Clare Sears dhe ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi Fiona McIlwham lancuan hapjen e Panairit te ideve krijuese nje nisme kjo e cila do te mireprese propozime nga organizata grupe te shoqerise civile apo institucione me eksperience me te hershme ne programe te kesaj natyre. Gjate fjales se saj drejtoresha e Bankes Boterore vleresoi shpalljen e ketij programi konkurrues i cili do te mbeshtese idete novatore per qeverisje te permiresuar. Ky program quhet mini-panair idesh per ide te reja ne qeverisje dhe eshte pjese e nje programi me te gjere te Bankes Boterore i cili quhet granti lehtesues per partneritet ne qeverisje. Ky grant synon te permiresoje efikasitetin e zhvillimit ne Shqiperi nepermjet nje qeverisjeje me te mire dhe institucioneve me te forta tha Lvovsky. Programi i BB dhe British Council synon llogaridhenien dhe transparencen ne nivel lokal dhe kombetar fuqizimin e grupeve te interesit aktivitete anti-korrupsion edukimin qytetar mundesine e publikut per tu informuar qeverisje ekonomike dialogu i politikeberesve ne nivel kombetar pjesemarrje ne hartimin e buxheteve ne nivel lokal dhe kombetar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›